Hapësire reklamuese

Aktualitet

Xhaçka takim me homologun polak: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, çështje me rëndësi strategjike për BE

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Jashtnme Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me homologun e saj polok.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Xhaçka me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka falenderuar Polonin që ka qenë qenë krah Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Ndër të tjera ajo shkruan se dy shtet janë të përkushtuara për të forcuar më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme.

“Integrimi i Shqipërisë dhe i gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është çështje me rëndësi strategjike dhe me homologun polak  Zbignieë Rau, ndamë mendim të njëjtë mbi rëndësinë e procesit integrues në rajon.

Vlerësova mbështetjen e Polonisë dhe shpreha angazhimin për të rritur më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme. Mirënjohje për solidaritetin dhe mbështetjen në procesin e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019 dhe gjatë pandemisë COVID -19,” shkruan ajo në postimin e saj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll