Tirana
broken clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
9 °
E martë, 31 Janar, 2023

Xhaçka: Rusia mbeti e vetme në vendosjen e vetos ndaj rezolutës së bashkëhartuar nga SHBA dhe Shqipëria

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se Rusia ka mbetur e vetme në veton ndaj rezolute për të ndalur agresionin mbi Ukrainë.

Xhaçka shkruan se ajo që po bën Rusia është e paligjshme, është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rendit të bazuar në rregulla.

Ndër të tjera ajo shkruan se 80 vende anëtare të OKB bashkësponsorizuan rezolutën, ndërsa 11 nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit e votuan atë.

“Rusia mbeti e vetme dje në vendosjen e vetos ndaj rezolutës së bashkëhartuar nga SHBA dhe Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB 🇺🇳, e cila bën thirrje për t’i dhënë fund agresionit kundër Ukrainës.

Kjo që Rusia po bën është e paligjshme, është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rendit të bazuar në rregulla.

Ky sulm nuk mund të vazhdojë, ndaj le të qëndrojmë të gjithë së bashku përkrah Ukrainës.

80 vende anëtare të OKB bashkësponsorizuan rezolutën, ndërsa 11 nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit e votuan atë. 🇦🇱🇺🇦” shkruan Xhaçka.

Më shumë


spot_img








spot_img