Hapësire reklamuese

Politikë

Xhaçka reagon pas deklaratës së ministrit britanik për shqiptarët: E tronditur, gjuhë e turpshme për disa vota të mjera

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reguar pas deklaratës së ministrit të Britanisë për Emigracionin, Robert Jenrick,  i cili gjatë fjalës edhe një herë shqiptarët i quyajti kriminelë.

Xhaçka me anë të një postimi në tëitter shkruan se është e tronditrur nga gjuha që përdor ministri, për disa vota të mjera.

“I tronditur përtej fjalës kur dëgjoj një Ministër Shteti të ngarkuar me Emigracionin të përdorë një gjuhë të tillë për disa vota më të mjera."Gjeni #shqiptarin, ndaloni #shqiptarin"!

Një linçim verbal i një grupi të tërë etnik në gjuhën që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas një komunikate të përbashkët të kryeministrave Shqipëri-Britami që vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në Britani dhe kontributin e tij të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve.

Një veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër i një demokracie të madhe që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm” shkruan Xhaçka në postimin e saj.

Kujtojmë që në deklaratën e tij ministry britanik tha për shqiptarët “ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të larguar emigrantët e paligjshëm shqiptarë dhe shkelësit e shtetasve të huaj. Dje vizitova një qendër imigracioni për të parë fluturimet tona javore për në Shqipëri dhe për të falënderuar stafin për punën e tyre vendimtare për të zbatuar kufijtë tanë dhe për të na mbajtur të sigurt. Të gjejnë shqiptarët, t’i ndalojnë ata, t’i çojnë në aeroport dhe t’i kthejnë në Tiranë. Jo vetëm këta emigrantët e paligjshëm por edhe kriminelë të rrezikshëm që kanë qenë të dënuar për drogë”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll