Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Xhaçka publikon foton e Paqerujatëseve shqiptare në OKB: Nderim për ata që rrezikojnë jetën për të sjellë paqe e siguri

Shkruar nga Newsbomb
Xhaçka publikon foton e Paqerujatëseve shqiptare në OKB: Nderim

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, në Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara, ka nderuar të gjithë ata që rrezikojnë jetën e tyre për të sjellë paqe dhe stabilitet për  popujt që vuajnë nga lufta.

Xhaçka ka publikuar foto të efektiveve të Forcave të Armatosura shqiptare, të cilat kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë prej vitit 2019 në misionin paqeruajtës të OKB, në Sudanin e Jugut.

"Në Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara ne nderojmë të gjithë burrat dhe gratë që rrezikojnë jetën e tyre për të sjellë paqe dhe stabilitet në popullsitë që vuajnë nga lufta dhe konfliktet. Nderim sakrificës së tyre!

Në foto: Efektivet e Forcave të Armatosura të cilat kanë shërbyer e po shërbejnë prej vitit 2019 në misionin paqeruajtës të OKB në Sudanin e Jugut", shkruan Xhaçka krahas fotove që shpërndan në Facebook.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll