Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Xhaçka pret në takim ambasadoren e re, Yuri Kim: Fat për ne, bashkëpunimi me departamentin e Mbrojtjes amerikane do të fuqizohet akoma më shumë

spot_img

Lajme të ngjashëm

9050245f0536f574b5e276e2af47016d

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka pritur sot në takim Ambasadoren e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo është shprehur e lumtur që ashtu si në takimin e tyre të parë në Pentagon,  kur Ambasadorja Kim ishte pjesë e stafit të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, ndanë të njëjtat vlerësime e konsiderata për nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit mes vendeve tona.

Xhaçka shprehet optimiste se me ardhjen e Ambasadores Kim, bashkëpunimi dhe partneriteti mes departamenteve tona të mbrojtjes do të vijojë e do të fuqizohet akoma më shumë.

‘Ishte vërtet një kënaqësi që prita sot në takimin e saj të parë zyrtar, pas prezantimit të letrave të saj kredenciale, Ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim. E lumtur që ashtu si në takimin tonë të parë në Pentagon, vitin që shkoi, kur Ambasadorja Kim ishte pjesë e stafit të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, ndamë të njëjtat vlerësime e konsiderata për nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit mes vendeve tona. Është fat për ne, që SHBA përfaqësohen në Shqipëri me një zonjë të kalibrit të Ambasadores Kim dhe jam optimiste që falë punës e angazhimit të saj, bashkëpunimi e partneriteti mes departamenteve tona të mbrojtjes do të vijojë e do të fuqizohet akoma më shumë, duke ndihmuar në modernizimin e FA dhe duke i mundësuar Shqipërisë të japë një kontribut gjithmonë e më të madh për sigurinë, stabilitetin e paqen krah për krah aleatëve tanë amerikanë.
Mirëseerdhe në Tiranë e dashur Yuri!’, shkruan Xhaçka.

Më shumë

spot_img