Hapësire reklamuese

Politikë

Xhaçka për drekën e Ramës me Macron: Diskutuan për çështjen e integrimit, këtë herë nuk jemi ne problemi, por Maqedonia e Veriut

Shkruar nga Newsbomb
Xhaçka për drekën e Ramës me Macron: Diskutuan për

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, e cila kandidon për deputete në qarkun e Korçës komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Francë dhe drekën me presidentin Macron.

Xhaçka tha se në atë takim u diskutua çështja e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, pasi sipas ministres, Franca është një aktor kyç  në këtë çështje. Përsa i përket negociatave, ministrja tha se këtë herë nuk është Shqipëria problem, por Maqedonia e Veriut.

Pyetje: Vizita e Ramës dhe Dreka me Macron në Francë?

Xhaçka: Qëllimi kryesor është integrimi. Franca ka një zë kryesor në rrugën e Shqipërisë drejt BE. Është një aktor shumë i rëndësishëm në BE. Ka pasur një qëndrim skeptik për Shqipërinë lidhur me rrugën drejt BE-së. Çështja e lejeve të drejtimit është disktuar, ashtu si dhe çështja e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisdë së Veriut në BE. Franca ofron prej vitesh projekte zhvillimore që shkojnë në vlera rreth 160 mijë euro.

Pyetje: Data për konferencën e parë për integrimin?

Xhaçka: Vendosja e datës për konferncën e parë ndërqeveriate është një detyre e këshillit dhe e vendeve anëtare. E presim brenda këtij semestri, qershor. Problemi kësaj radhë nuk është Shqipëria, por Maqedonia e Veriut. Por ne jemi trajtuar bashkë në këtë çështje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu