Tirana
scattered clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
40 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Xhaçka: Një vend anëtar i Këshillit të Sigurimit po abuzon me rolin e tij për të avancuar agjendën e paligjshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mirëpriti në Tiranë Grupin Informal të Punës të Këshillit të Sigurimit të OKB, për Dokumentacionin dhe Çështjet e Tjera Procedurale (IWG).

Xhaçka u shpreh se bota nuk ka luksin të përballojë të ketë një Këshill Sigurimi që nuk është në gjendje të kryejë detyrën e tij parësore, e cila është garantimi i sigurisë dhe paqes botërore.

“Është për të ardhur keq që në shumë raste Këshilli i Sigurimit duket si jofunksional. Nganjëherë është i paralizuar dhe bëhet i pafuqishëm, i paaftë për të vepruar pikërisht atëherë kur bota ka më shumë nevojë për të.

E kam fjalën për agresionin e paprovokuar kundër Ukrainës, që po bëhet nga një anëtar i Këshillit të Sigurimit, i cili, kjo është vërtet një ironi shumë e hidhur, po abuzon me rolin e tij si mbrojtës i paqes dhe sigurisë botërore, duke bllokuar Këshillin për hir të agjendës së tij të paligjshme ekspansioniste dhe për hir të një sulmi të drejtpërdrejtë ndaj rendit të bazuar në rregullat ndërkombëtare”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Më shumë




spot_img








spot_img