Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Xhaçka në OKB: Konflikti po shtyn njerëzit drejt varfërisë, të veprojmë sa më shpejt

Shkruar nga Newsbomb
Xhaçka në OKB: Konflikti po shtyn njerëzit drejt

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ditën e sotme mori pjesë në debatin e hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB mbi “Konfliktin e Sigurisë Ushqimore dhe Urinë”.

Xhaçka u shpreh se konflikti mbetet shtytësi kryesor që çon drejt pasigurisë ushqimore, teksa nënvizoi se agresioni rus ndaj Ukrainës po e përkeqëson më tej këtë situatë.

Sipas saj, trajtimi i pasigurisë ushqimore kërkon një veprim urgjent dhe të koordinuar.

“Ndërprerja e madhe e prodhimit, tregtisë dhe rritja e çmimeve globale të karburantit, ushqimit dhe energjisë si pasojë e luftës, po përkeqësojnë pabarazitë ekzistuese në rajonet e prekura, duke rrezikuar sigurinë ushqimore, përkeqësuar krizat ekzistuese humanitare dhe duke shtyrë më shumë njerëz në varfëri.

 Ne duhet të adresojmë shkaqet e krizave që i bëjnë sistemet ushqimore të cënueshme dhe të rrisim qëndrueshmërinë. Duhet të ketë një reagim të koordinuar multi-sektorial, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i një konflikti të ardhshëm. Veprimet përmes sistemit të OKB-së dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, duhet të çojnë drejt investimeve në sisteme të qëndrueshme ushqimore dhe barazi gjinore. Gjithashtu, nevojitet raportim më i mirë dhe në kohë”, tha ajo.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll