Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Xhaçka merr pjesë në takimin online të ministrave të Jashtëm: Procesi i Berlinit është një instrument që i shërben integrimit të Ballkanit në BE

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin online të Ministrave të Jashtëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit.

Xhaçka u shpreh se është jetike që reformat e ndërmarra nga vendet e Ballkanit Perëndimor të mbështeten nga një perspektivë e besueshme e integrimit në Bashkimin Evropian.

Ministrja shtoi më tej se mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është shumë e rëndësishme në ruajtjen e besueshmërisë së procesit, jo vetëm për të dy vendet, por edhe për rajonin.

“Procesi i Berlinit ka qenë gjithnjë një instrument në shërbim të një vizioni dhe ambicie madhështore: integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE. Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda Presidencës Portugeze të BE është kaq e rëndësishme për ruajtjen e besueshmërisë së procesit jo vetëm për dy vendet tona, por për të gjithë rajonin”, u shpreh Xhaçka gjatë fjalës së saj.

Theksojmë se “Procesi i Berlinit” është një iniciativë diplomatike e nisur në vitin 2015 për zgjerimin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor: si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi.

Më shumë

spot_img
spot_img