Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Xhaçka merr detyrën si ministre e Jashtme: I jam borxhlie kryeministrit, do bëj detyrën me përgjegjshmëri maksimale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a4f2ecf8821107d7244115037c4a650e

Olta Xhaçka ka marrë detyrën si ministrja e Punëve të Jashme.

Ajo ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për postin që i ka besuar, teksa nuk kanë munguar edhe falenderimet për Genc Cakajn, i cili mbante atë detyrë.

Xhaçka ndër të tjera ka thënë se se në këtë post do të bëjë më të mirë.

“Në një vit kaq të rëndësishëm. Dua të falenderoj Gentin kam shumë respekt për punën e paraardhësve të mirë. I detyron një falenderim për profesionalizmin që ka treguar gjatë këtyre ditë.

Kam shumë respekt për Gentin, jam shumë e privilegjuar që do të kem si këshilltar të dy ju, kryeministrin dhe Gentin, puna që keni bërë do e bëjë punën time shumë më të lehtë, pasi nuk me duhet të shpik rrotën, edhe pse do e kem të vështirë që të ju zëvendësoj të dy ju.

Një gjë dua ta bëj shumë të qartë se puna nuk është kurrë mjaft. Por, unë nuk do mjaftohem me atë që kanë bërë ministrat më herët, por të punoj sa më shumë për vendin tonë. Do reformoj shërbimin tonë diplomatik. Kjo ministri duhet të shkëlqejë në çdo drejtim. Vendi ynë duhet të shkëlqejë edhe në Këshillin e Sigurimit.

Jam e bindur që kush ka pasionin e punës, do të jetë në habitatin e duhur me mua në krye të kësaj ministrie, të gjithë duhet ta ndjejnë motivimin për t’i çuar të gjitha punët e mira përpara. Kam një borxh ndaj kryeministrit që më besoi, ndaj parlamentit që më votoi, dhe ndaj qytetarëve që më kanë besuar. U lutem përulësisht të gjithë anëtarëve të shërbimit të jashtëm të bëjnë më të mirën e tyre, dera ime do të jetë e hapur për këdo që ka një ide. Edhe një herë faleminderit Gent për detyrën e bërë,” tha Xhaçka ndër të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img