Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

Xhaçka me Sarrazin:Të caktohet data për konferencën e parë ndërqeveritare! Lufta në Ukrainë ka krijuar pasiguri për destabilitet në rajon

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ditën e sotme ka mbajtur një konferencë me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Ministrja tha se Bashkimi Evropian duhet të tregojë një angazhim të prerë për Rajonin, në një kohë kur kriza në Ukrainë ka krijuar pasiguri për destabilitet.

albsig

Sipas ministres, është koha që BE të veprojë, duke artikuluar një vizion të artë integrimi për çdo vend të Rajonit, sidomos në zonat ku ka potencial për konflikte. Ajo shtoi se po ashtu duhet një perspektivë e qartë edhe për Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën, duke përmendur për këtë të fundit liberalizimin e vizave si një hap të mirëpritur.

“Sot është koha për të vepruar dhe për të shënuar arritje të prekshme nga caktimi i një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe në artikulimin e një vizioni të qartë integrimi për çdo vend të Rajonit sidomos në zonat ku ka potencial për konflikt dhe ky potencial në Rajonin tonë edhe para luftës në Ukrainën ka qen ëmë i lartë se në çdo periudhë tjetër këto 20 vite. Liberalizimi i vizave për Kosovën do ishin hapa të mirëpritur. Shqipëria ka ndërmarrë nisma të guximshme rajonale dhe po luan një rol të dorës së parë bashkë me partnerët për Ukrainën. Na duhet angazhimi i prerë i BE dhe i gjithë aleatëve në një kohë kur kriza në Ukrainën ka krijuar kaq shumë pasiguri për destabilizim”, tha Xhaçka.

Ndërsa, Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, theksoi se qeveria gjermane është në anën e Shqipërisë

“Në kuadër të realizimit të planit veprimit të 2020 për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal që është me rëndësi për ne. Se çfarë mund të arrihet përmes këtij bashkëpunimi shikohet shumë mirë edhe në Tiranë si shërbimet për të rinj, heqja e tarifave roaming. Pavarësisht krizës në Ukrainë tema e mjedisit është me rëndësi dhe jemi të gatshëm të mbështesim energjitë e rinovueshme në mbrojtje te mjedisit. Jam këtu se së bashku me qeverinë Gjermaninë do jemi në anë të Shqipërisë”, u shpreh ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img