Hapësire reklamuese

Aktualitet

Xhaçka e emocionuar i dorëzon detyrën Niko Peleshit: Në një punë si kjo, s’ke kurrë kohë (Projekti që i la në dorëzim ministrit të ri)

Shkruar nga Newsbomb

Olta Xhaçka i dorëzon detyrën ministrit të ri të Niko Peleshi. Më herët  Xhaçka mori detyrën e ministres së Jashtme.

Xhaçka me largimin e saj e emocionuar ka falenderuar të gjithë ata që kanë bashkëpunuar për të arritur qëllimet në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ajo i ka uruar suksese ministrit të ri, Niko Peleshit, duke u shprehur e sigurt se ai do të ketë sukes në këtë post.

Ndër të tjera Xhaçka u shpreh se i ka lënë Peleshit një projekt për krijimin e një baze detare të NATO-s.

“Të nderuar miq. Më kujtohet tre vite dhe thuajse katër kur mu besua kjo detyrë. Flisja me shefin e kabinetit dhe i kërkoja të më sillnin dosjet e doja këtë dhe atë ata më thonin ta merrja pak më shtruar. Kur je në një detyrë si kjo nuk ke kurrë kohë. Është të shfrytëzosh cdo ditë cdo orë që të mund t’i japësh pasardhësit detyrën në një gjendje më të mirë nga ajo çfarë e ke gjetur.

Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë punuar me mua. Unë nuk e arrita vetëm këtë. Një falenderim për ata që janë bashkëpuntorët e mi më të afërt, shefin e Shtabit Gjeneral Bajramin, një këshilltar shumë i mirë. Bashkë me të çdo general dhe çdo officer.

Kemi bërë punë vërtet të rëndësishme gëzojmë respektin, kemi kaluar momentet më të vështira që nga tërmeti, pandemia zjarret, bësoj se qytetarët kanë pasur sigurinë se nuk do të jenë kurrë vetëm. Ja kemi dalë të japim një kontribut të madh. Sot FA gëzon respektin e partnerëve tonë ndërkombëtarë.

Së shpejti do të përfundojë baza ajrore e Kuçovës që do të transformojë rëndësinë strategjike të Shqipërisë. Ende i paplotësuar, por i mirëpritur ishte edhe projekti për bazën detare të NATO-s në Shqipëri shpresëplotë që edhe ky projekt do të bëhet realitet.

Sot jam e lumtur që ia kaloj stafetën një kolegu një miku të mirë dhe jam i sigurt që do jetë efikas dhe punëmbaruar ashtu siç ka qenë në drejtimin e çdo institucioni. Suksese i dashur Niko!", u shpreh ajo.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll