Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka dënuar sulmin terrorist në aeroportin e Kabulit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan ndër të tjera se lutjet tona shkojnë për për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre.
Ajo shton se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të garantuar jetën e sigurinë e aleatëve afganë.
“Unë dënoj me fjalët më të forta sulmin e tmerrshëm terrorist në aeroportin e Kabulit. Zemrat tona dhe lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre. Ne mbetemi të përkushtuar për të garantuar jetën dhe sigurinë e të gjithë aleatëve tanë afganë”, ka shkruar Xhaçka.