Tirana
broken clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1kmh
75 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
9 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Wuhani nuk gjen paqe, nga vatër pandemie në vatër përmbytjesh, mbi 220 viktima, lëshohet alarmi i kuq (VIDEO)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

379d6a38593434f948d68bffcf0d350a

Wuhani u bë një nga qytetet më të njohur në botë për shkak të shpërthimit të virusit Covid-19. Tani nga një qendër pandemie është kthyer në qendër përmbytje.

Autoritet kineze kanë lëshuar alarmin e kuq. Nga shirat e dendur liqenet dhe lumenjtë kanë dalë nga shtretërit dhe kanë përmbytur qytetet. Lumi Yangzte është kthyer tashmë në problem kryesor për Wuhan-in.

permbytje.jpg

Wuhan-i, i vendosur në brigjet e lumit Jangze, paralajmëroi qytetarët që të marrin masa paraprake, pasi lumenjtë tashmë kanë arritur nivelin maksimal në shtretërit e tyre.

permbytje2.jpg

Rezervuari gjigant i “Three Gorges”, i cili ka mbajtur më shumë ujë në përpjekje për të lehtësuar rreziqet e përmbytjes në rrjedhën e poshtme, është më shumë se 10 metra më i lartë se niveli i lejuar i tij, me hyrjet tani në më shumë se 50,000 metra kub në sekondë.

Sezoni i shiut veror sjell përmbytje në Kinë pothuajse çdo vit. Situata paraqitet gjithashtu e vështirë në disa rajone të Azisë Jugore që janë përfshirë gjithashtu nga shirat e dendur dhe përmbytjet.

Ato kanë lënë pas edhe një bilanc tragjik viktimash. Deri tani mësohet se të paktën 220 vetë kanë humbur jetën nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në pjesën jugore të Azisë, thonë autoritetet.

Mbi një milion vetë janë bllokuar në Nepal, Bangladesh dhe Indi, ndërsa qindra e mijëra të tjerë janë detyruar të lënë shtëpitë për të kërkuar strehim në rajonet të cilat janë në lartësi më të madhe mbidetare.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img