Tirana
few clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
3.1kmh
20 %
Pre
13 °
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 31 Mars, 2023

WhatsApp nuk do të funksionojë për shumë celularë, drejtuesit e kompanisë tregojnë arsyen

Lajme të ngjashëm

Përdoruesit e WhatsApp nuk do të kenë mundësinë ta përdorin më aplikacionin e mesazheve në fund të këtij viti, pasi gjiganti i teknologjisë njoftoi se nuk do të ofrojë më shërbim për një numër të madh telefonash për shkak të evolimit të celularëve.

WhatsApp nuk do të punojë më në pajisjet BackBerry, përfshirë BlackBerry 10, por edhe në shumë pajisje të tjera që kanë sistem operativ të vjetër.

Në një deklaratë për mediat, drejtuesit e kompanisë thanë se për 7 vitet e ardhshme, ata dëshirojnë të fokusohen në platformat celulare që përdor pjesa më e madhe e njerëzve:

“Ndaj, në fund të 2016 – ës do të ndërpresim shërbimin për WhatsApp Messenger në disa platforma telefonike. Teksa disa pajisje kanë qenë një pjesë e rëndësishme e historisë tonë, ato nuk ofrojnë kapacitetet e nevojshme për zgjerimin e aplikacionit tonë në të ardhmen”.

 Në deklaratë theksohet se nëse përdorni një nga këto pajisje që do të preken nga ky ndryshim këshillohet që të përditësoni sistemin operativ.

Më shumë