Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

West Ham kampion në “frymën e fundit”, i rrëmben Fiorentinës kupën e Conference League

Shkruar nga Newsbomb
West Ham kampion në “frymën e fundit”, i rrëmben

 

West Ham ka fituar për herë të dytë në historinë e klubit një trofe europian.

Anglezët mposhtën në finalen e Conference League, italianët e Fiorentinës me rezultatin 2-1.

Golat për “Hammersat” u shënuan në minutën e 62’ me anë të Mohamed Benrahma dhe Jarod Bowen minutën e fundit të kohës së rregullt.

Goli i barazimit të përkohshëm nga Fiorentina u shënua në minutën e 67 nga italiani Giacomo Bonaventura.

West Ham bëhet kështu ekipi i dytë që fiton “Conference League”, pas Romës e cila e fitoi edicionin e parë të kompeticionit në finalen e Tiranës kundër hollandezëve të Feyenoord me rezultatin 1-0. Roma fitoi trofeun e saj të parë evropian në "Air Albania Stadium".

West Ham ka fituar më parë një trofe europian në vitin 1965, ku mundi Bayern Munich në finalen UEFA Cup Winners Cup me rezultatin 2-0.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll