Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

“Washington Post” artikull mbi zgjedhjet e 25 prillit : Rama do të rizgjidhet kryeministër për të kthyer një nga vendet për të varfra të Evropës, në kampione të turizmit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prestigjozja amerikane ‘Washington Post’ dhe Agjencia e Lajmeve Associated Press I ka kushtuar një artikull zgjedhjeve të 25 prillit që priten të mbahen në Shqipëri.

Gazetari i AP në Shqipëri, Llazar Semini thotë se kjo fushatë elektorale e gjen kryeministrin Edi Rama me qëllim rizgjedhjen në krye të qeverisë dhe qëllimi i tij kryesor është se ai kërkon të vazhdojë punën për për të shndërruar një nga vendet më të varfra të Evropës në një kampione të turizmit.

“Kryeministri i Shqipërisë shpreson të fitojë  përsëri këtë fundjavë në mënyrë që të mund të punojë për ta bërë një nga vendet më të varfra të Europës një “kampion i turizimit”.

Ndikimi negative i pandemisë së koronavirusit në ekonominë e Shqipërisë është një çështje thelbësorë në zgjedhjet parlamentare të së dielës, të cilat Bashkimi Evropian ka vendosur si kusht për të filluar negociatat e plota për të pranuar kombin e vogël të Ballkanit si anëtare.

Parregullsitë kanë dëmtuar zgjedhjet e mëparshme në Shqipërinë post-komuniste.

Kryeministri i tanishëm Edi Rama citoi një aeroport të ri ndërkombëtar që u hap ditën e dielë, një marrëveshje ndërtimi e arritur të hënën për një aeroport tjetër në bregdetin 200 milje të gjatë të vendit dhe planifikon të kthejë portin e tij kryesor të ngarkesave të Durrësit në një destinacion vetëm për tragete, jahte dhe anije të tjera kënaqësie si një shenjë premtuese.

“Ne jemi në rrugën e duhur për ta shndërruar këtë vend në kampionin e Ballkanit Perëndimor për turizmin” tha Rama të martën në një intervistë për The Associated Press”- shkruhet në artikull.

Gjithashtu duke iu referuar sondazheve parazgjedhore gazetari ka treguar se Partia Socialiste edhe kësaj rradhe do të fitojë zgjedhjet, teksa ka shtuar se Shqipëria gjatë qeverisjes së Ramës ka pësuar një rritje.

“Sondazhet parazgjedhore kanë treguar se Partia Socialiste e krahut të majtë ka mundësi të zerë vendin e parë në zgjedhjet e 25 prillit.

Shqipëria tërhoqi më shumë se 6 milion turistë në 2019, kur turizmi zinte rreth 9% të prodhimit të brendshëm bruto. Shifrat paraprake të vitit 2020 nga Ministria e Turizmit tregojnë të paktën një rënie prej 40% të të ardhurave nga turizmi, që i atribuohet pandemisë së koronavirusit.

Një shtetrrethim brenda ditës, rregullat e distancës sociale dhe masa të tjera të kontrollit të virusit të urdhëruara nga qeveria kanë prekur kryesisht hotelet, restorantet dhe kafenetë,” thuhet ndër të tjera.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img