Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

War Dogs i Hollywood në sytë e Zamirës së Gërdecit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Djali i Zamira Durdës do ishte sot 14 vjeç, por ai humbi jetën në shpërthimin e Gërdecit më shumë se tetë vjet më parë.

Zamira ka 8 vite që pret të shohë të vërtetën, por e vetmja e vërtetë që ajo sheh janë tre minutat që tragjedia e saj, ka zënë në filmin “War Dogs”, shumë pak për lotët që ajo ka derdhur e derdh akoma. 

“Gërdeci është një tragjedi shqiptare, nuk ka lidhje me Amerikën. Ky film më zhgënjen sesi është vënë në shërbim shteti shqiptar në funksion të këtyre dy djelmoshave drogmenë me të gjitha strukturat për të bërë transportin?!”, shprehet Zamira Durda.

Filmi i zbulon Zamirës edhe anën tjetër të Gërdecit, të panjohur më parë.

“Në kontratën e dytë që është bërë i është falsifikuar firma e kompanisë amerikane dhe kjo pjesë, vetë prania e Ylli Pinarit aty, që takon kompaninë amerikane dhe i fut në magazina, kjo gjë është e re, pavarësisht që nga gjykatat dhe prokuroria jonë nuk është hetuar. Në gjykatë u rrëzua kjo e falsifikimit të firmës, kjo e provon më së miri”, thotë Zamira.

Atë që nuk e kanë bërë regjisorët amerikanë, Zamira e kërkon nga ata shqiptarë.

“Nuk jam që të dënohen këta njerez, por ama ta marr vesh pse djali im nuk mund të jetojë. U takon regjisorëve këtu që të vendosin edhe një herë në kinema pjesën tjetër”, shtoi ajo.

Me ketë janë dakort edhe shikues të tjerë. (Top Channel)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img