Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

“Vuloset” fati i Luan Dacit, shkarkohet përfundimisht nga detyra gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Është shkarkuar përfundimisht nga detyra Luan Daci, gjyqatri i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Ishte Komisioni i Disiplinës pranë KPA-së ai që kërkoi shkarkimin e Dacit, për shkak se ndaj tij ka një dënim të formës së prerë, me 6 muaj burg, i cili iu konvertua në shërbim prove për një vit.

Në njoftimin e KPA thuhet se rrethanat e kryerjes së shkeljes disiplinore klasifikohet ndër më të rënda.

“Natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes disiplinore klasifikohet ndër më të rënda dhe e bën të papërshtatshëm për kryerjen e detyrës së gjyqtarit të këtijinstitucioni. Ndaj Kolegji vendosi shkarkimin nga detyra” thuhet në njoftimin e KPA.

Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, është shkarkuar nga detyra, pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve duke fshehur vendimin për shkarkimin e tij në vitin 1997.

Në vitin 1997 është shkarkuar nga detyra me motivin ‘shkelje të rënda në detyrë’. Aso kohe Daci për 6 muaj me radhë ka fshehur vendimin për shpërndarjen e ish fondacionit piramidal “Xhaferri”, ku me qindra shqiptarë humbën paratë e tyre.

Më shumë




spot_img








spot_img