Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

Vulin i përgjigjet Ramës: Fillimisht kërko falje për ‘Shtëpinë e Verdhë’, pastaj le të shërojmë lëndimin tënd të kotë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Mbrojtjes në Serbi Aleksandër Vulin i është përgjigjur sërish kryeministrit shqiptar Edi Rama, në lidhje me thirrjen e këtij të fundit për presidentin Vuçiç që të kërkonte falje për deklaratat e Vulin.

“Kur ai mbeti pa argumente, Rama i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme për ndihmë. Asgjë e re, ishte kështu gjatë gjithë historisë deri në agresionin e NATO-s, dikush gjithmonë është duke thirrur për ndihmë dhe kundër serbëve”, tha Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.

“Le të kërkojë falje Rama për Shtëpinë e Verdhë, le të kërkojë falje për mbështetjen e vrasësve nga UÇK-ja dhe pastaj le të kërkojë që dikush të trajtojë kotësinë e tij të plagosur,” shtoi ai.

Ndërkohë në mediat serbe ka vërë jehonë deklarata e Ramës se do t’i dorëzojë një notë proteste ambasadorit serb në Shqipëri për fyerjet e Vulin ndaj Shqipërisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare ka vazhduar procesin, ambasadori serb është thirrur ose do të thirret për të informuar shtetin serb se asnjë gojë e shfrenuar në qeverinë serbe nuk mund të dëmtojë qeverinë shqiptare ose figurën e ministrit apo kryeministrit shqiptar”, deklaroi Rama paraditen e sotme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img