Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Politikë

Vula e PD-së, Gjykata e Lartë cakton datën e seancës gjyqësore

Shkruar nga Newsbomb

Më 27 dhjetor do të mbahet seanca gjyqësore për çështjen e legjitimitetit të vulës së Partisë Demokratike.

Në njoftimin e bërë nga Gjykata e Lartë thuhet se trupa gjykuese që do të shqyrtojë kërkesën e bërë nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, përbëhet nga Artur Kalaja, Ervin Pupe dhe Darjel Sina.

Gjykata e Lartë pritet të shprehet për rekursin që grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë te parë çështjen e logos dhe vulës.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit vendosi në mars të këtij viti rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese.

Gjyqtari Agron Zhukri njohu Kuvendin e Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim, ndërsa Enkelejd Alibeaj, në atë kohë kryetar i komanduar i PD-së, ankimoi vendimin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese