Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Vuçiç: Vulin kurrë nuk ka qenë agjent rus

Shkruar nga Newsbomb
Vuçiç: Vulin kurrë nuk ka qenë agjent rus

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka folur për rastin e dorëheqjes se shefit të ASI (BIA) Aleksandar Vulin. Ai tha se ky i fundit kurrë nuk ka qenë agjent i askujt e kështu as agjent rus, por ka punuar veçse për vendin e vet.

Vuçiç për TV Pink ka thënë se nuk është e thjesht të komentojë dorëheqjen e Vulinit pasi është shoku i tij dhe dikush që ka kaluar shumë kohë me të.

“Nuk i iku koka apo diçka e ngjashme. E vërteta është se ka pasur presione qysh kur u emërua në këtë detyrë. Prej ditës së parë kanë egzistuar dhe ka qenë të paqarta. Vulin seriozisht e di se si ecin dhe cilat pasoja kanë qenë ose mund të jenë" ka sqaruar ai.

Vuçiç tha se nuk mundet të komentojë disa gjëra sepse është i detyruar të ruajë sekretin, por e falenderoi Vulinin për kontributin e tij në ruajtjen e sigurisë së vendit.

“Vulin nuk është agjent i ndokujt dhe nuk është agjent i Federatës Ruse dhe nuk do të doja të flisja se kush është agjent dhe kush po drejtohet vetëm SHBA. Nuk kam të drejtë të flas për këtë, sado prova të kem. Nëse do të rrëfeja gjithçka që di, do të duhej të bënit emisionin "Hapu Dhe”. Vulin nuk ka qenë kurrë agjent rus dhe nëse ka dashur gjithmonë Rusinë më shumë se SHBA, anglezët, nuk ka dyshim dhe ai është krenar për këtë. Që ka punuar për dikë tjetër kjo është gënjeshtër”, nënvizoi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese