Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vuçiç vizitë dyditore në Kosovë, çfarë pritet të ndodhë

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç për dy ditë do të qendrojë në Kosovë.

Më 8 dhe 9 shtator, Vuçiç pritet të jetë në Kosovë, ku këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj ka konfirmuar për KosovaPress se ka qenë Vuçiç ai që ka kërkuar leje dhe i është lejuar vizita.

Ai ka thënë se gjatë vizitës Vuçiç do të jetë i shoqëruar nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, ndërkohë që nuk ka bërë të ditur se cila do të jetë agjenda e Vuçiçit në Kosovë.

"Më duket se vizita e kryetarit të Serbisë vërtetë do të jetë e rëndësishme. Se a do të jetë historike, këtë do ta tregojë koha…Është e sigurt se kryetari i Serbisë do të dërgojë fjalë përkrahjeje rreth problemeve të serbëve në Kosovë. Unë nuk pres që kryetari Vuçiç këtë herë të zbuloj në tërësi detajet e planit në mes tij dhe Thaçit, sepse sa i përket situatës shohim se çka po ndodhë sot në Prishtinë. Nuk do të varet vetëm nga Vuçiçi, do të shohim veprimet edhe të opozitës në Kosovë. Është e mundshme që kryetarit Thaçi ditët dhe javët në vijim t’i jenë duart e lidhura rreth disa qëllimeve që i kanë pasur”, theksoi analisti nga veriu i Mitrovicës Zhelko Tvërdishiç.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll