“Duam të zgjidhim këtë çështje, por nuk mund të barazohen, sepse ndryshojnë dramatikisht edhe për nga pesha edhe pasojat që kanë”, kështu është shprehur presidenti serb Aleksandar Vuçiç, mër mediat.
Vuçiç ka theksuar që të mos ngatërrohet marrëveshja e Prespës me çështjen e Kosovës hde Serbisë pasi ndryshojnë.
“Urojmë Shkupin dhe Athinën për marrëveshjen e Prespës, por problemet tona me Prishtinën janë njëqind herë më të rëndë dhe këto çështje nuk mund të barazohen”, ka thënë ai.
Nuk përzihemi në çështjet e brendshme të vendeve tjera. Serbia uron të dy palët dhe do jemi ndër të parët që do njohim me emrin e ri fqinjin dhe ju dëshiromë raporte të mira të dy vendeve dhe uroj edhe Ciprasin edhe Zaevin”, ka thënë Vuçiç në Novi Sad.
“Nuk mund të barazohen këto çështje. Këtu kishte të bënte me emrin. Problemet tona janë njëqind herë më të rënda dhe duhet të kuptohen nga njerëzit “, thotë ai duke menduar posaçërisht për evropianët që mendojnë ” kemi zgjidhur një problem.
Politika e Serbisë dhe ajo që na sjell më shumë të mira dhe shpresë është stabiliteti regjional, hapja e kufijve sepse në kuptimin ekonomik nuk kemi frikë. Kemi kaluar edhe Bosnjën me paga dhe pensione dhe ky dallim do rritet vazhdimisht duke ju bashkuar vendeve që kanë paga më të larta “, theksoi ai.