Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
68 %
0.5kmh
0 %
Die
19 °
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
E diel, 28 Maj, 2023

Vuçiç udhëtim drejt Parisit, takime të rëndësishme me Borrell, Lajçak dhe presidentin Macron

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar se do të udhëtojë drejt Francës, ku do të zhvillojë disa takime me Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak, si dhe me presidentin francez Emmanuel Macron.

“Në dy ditët e ardhshme, do të kem takime në Paris me Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak. Do të shohim se sa shumë do të mbahen bisedime atje. Kam anuluar një mori vizitash, përfshirë atë në Katar për nisjen e Kupës së Botës në futboll, për shkak të situatës në vend”, ka thënë Vuçiç, duke treguar se në plan është edhe një bisedë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është i gatshëm të shkojë në Francë dhe të pranojë ide që dalin nga pallati Elysee.

 


Më shumë