Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
43 %
3.1kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Vuçiç “trembet” nga protestuesit në Serbi dhe heq dorë nga ligji që revoltoi qytetarët

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria e Serbisë ka vendosur që të tërheqë Ligjin për Shpronësimin nga procedurat e parlamentit i cili është rikthyer në Kuvendin e Serbisë për ri-vendim nga presidenti Vuçiç. Ky vendim ka ardhur pas protestave masive që shëprthyen në të gjithë Serbinë kundër këtij ligji.

Qeveria e Republikës së Serbisë do të analizojë nëse ndryshimet në Ligjin për shpronësim janë të nevojshme dhe nëse konstatohet se ligji duhet të ndryshohet, këtë do ta bëjë me një debat të gjerë publik që përfshin publikun profesional, shoqatat profesionale, biznesi, përfaqësuesve dhe shoqërisë civile.

Sipas mediave vendase mësohet se në të njëjtën seancë, qeveria i propozoi Kuvendit ndryshime në Ligjin për referendum dhe nismë popullore, në nenet 7, 20, 43 dhe 44.
Nenet e përmendura kanë të bëjnë me vërtetimin e nënshkrimeve të përfaqësuesve të propozuesit të autorizuar në referendum.

Bazuar në këtë propozim të qeverisë do të hiqen tarifat për verifikimin e nënshktrimeve, si dhe u mundëson përfaqësuesve të propozuesve të autorizuar të jenë pjesë e organit për zhvillimin e referendumit.
Gjithashtu, sipas propozimit, nuk do të mund të shpallet referendum për të njëjtën çështje në më pak se katër vjet dhe Kuvendi i Serbisë nuk do të mund të marrë një vendim të ndryshëm nga ai i konfirmuar në referendum brenda katër viteve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img