Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Vuçiç tregon pikat e marrëveshjes të diskutuar në Bruksel: Kam mbështetjen e serbëve nga Kosova për një zgjidhje kompromisi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se në takimin e 21 gushtit në Beograd me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, mori mbështetjen e tyre që të punojë për të gjetur një zgjidhje kompromisi.

Sipas tij, ajo që kërkuan përfaqësuesit e serbëve nga Kosova ishte që të mos përballeshin me përndjekje dhe Vuçiq tha se u ka garantuar se nuk do të lejojë një gjë të tillë.

“Nuk do të lejojmë pogromin dhe dëbim”, tha Vuçiç.

Presidenti serb tha se Serbia gjendet në një situatë shumë të vështirë dhe se “do të do të kërkojmë me dëshpërim një kompromis për 10 ditët e ardhshme. Shpresoj se do t’ia dalim”.

Ai iu referua datës 1 shtator kur Kosova ka thënë se do të rinisë zbatimin e dy vendimeve për targat dhe dokumentet serbe, që rritën tensionet në veri të Kosovës në fund të korrikut dhe fillim të gushtit.

“A besojmë në këtë, kam frikë se edhe nëse do të jetë e suksesshme, na pret kurba tjetër, shumë shpejt, dhe pastaj ajo e radhës, dhe kam frikë se rubikoni është kapërcyer prej kohësh”, shtoi Vuçiq.

Gjatë një adresimi drejtuar kombit më 21 gusht në Beograd, Vuçiç tha se ishte informuar se nëse nuk arrihet zgjidhje, serbët do të largohen nga institucionet dhe se do të ketë “zhbërje të rendit të Brukselit të dakorduar me marrëveshje”.

Vuçiç po ashtu ka deklaroi se ka informacione se para përshkallëzimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës më 31 korrik, një grup çeçenësh dhe çerkezësh, të cilët janë kundërshtarë të regjimit të liderit çeçen Ramzan Kadyrov, kanë qëndruar në Kosovë.

Ai tha se detyra e tyre ishte të vëzhgonin situatën në veri të Kosovës dhe të rekrutonin ushtarë potencialë për të luftuar në Ukrainë.

Vuçiq tha se Kosova në rundin e fundit të dialogut në Bruksel, që përfundoi pa asnjë marrëveshje, kishte shkuar për të diskutuar për një marrëveshje të përgjithshme për normalizimin e raporteve me gjashtë pika.

Sipas tij, këto pika janë: Parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe: njohja reciproke dhe anëtarësimi në të gjitha organizatat ndërkombëtare; Zgjidhja e problemeve nga e kaluara: zgjidhja e problemit të të pagjeturve, konstatimi dhe zgjidhja e problemit të personave të përdhunuar, të zhvendosurve, shkatërrimi i pronës private dhe publike dhe kthimi i objekteve, dëmshpërblimet e luftës që Serbia duhet t’i paguajë të gjitha. Pastaj bashkëpunim në të ardhmen; Respektim reciprok për të drejtat e serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës; Rishqyrtimi i marrëveshjeve të dakorduara më parë dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe dispozitat përfundimtare. /Rel

Më shumë




spot_img








spot_img