Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
24 %
4.1kmh
0 %
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Vuçiç thirrje serbëve në Kosovë: Të ruajmë paqen, nëse protestoni duhet të…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë me dije se do të takojë përfaqësuesit e serbëve në Kosovë.

Ai tha se do u kërkojë atyre që të ruajnë paqen. Më tej ai paralajmëroi që do të ketë protestë, mirëpo ato duhet të jenë paqësore.

“Sonte do të kem një takim me serbët e Kosovës dhe Metohisë. Kërkesa është shumë e qartë, të përpiqemi të ruajmë paqen.

Duhet të përpiqemi të tregojmë se nuk donim konflikte as për një sekondë. Nëse protestojnë, duhet të protestojnë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Le të bëjmë çmos për të ruajtur paqen. Ne do të respektojmë kërkesën e (kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep) Borrellit. Nuk do të nxjerrim të reja, dhe as nuk do t’i publikojmë”, u shpreh Vuçiç.

Ky takim i presidentit me serbët në Kosovë vjen pas dështimit të negociatave në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Më shumë


spot_img









spot_img