Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Vuçiç: Takimi i Këshillit të Sigurimit nuk zgjidh asgjë në Kosovë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në prag të seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk beson se ajo do të zgjidhë ndonjë gjë për Kosovën.

“Nuk besoj se do të ketë ndonjë zgjidhje, sepse çfarëdo që bëjnë shqiptarët, ata gjithmonë e kanë mbështetjen e ‘pesëshes së madhe’. Ne mund të presim mbështetje nga Rusia dhe Kina dhe disa vende më të vogla, por kjo nuk do t’i ndryshojë gjërat në terren”, tha Vuçiç.

Me ‘pesëshen e madhe’, Vuçiç duket se iu referua anëtarëve të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

Seanca është caktuar për datën 15 tetor. Është ky një takim i rregullt për Kosovën, ku paraqitet raporti i Misionit të Kombeve të Bashkuara.

Raporti përfshin periudhën 16 mars – 15 shtator, 2021.

Në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi do të zhvillohet dy ditë pas një krize të re ku serbët lokalë protestuan dhunshëm për shkak të një operacioni anti-kontrabandë të Policisë së Kosovës.

Në përleshjet midis policisë dhe protestuesve u lënduan 20 veta, në mesin e tyre zyrtarë policorë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img