Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

“Vuçiç, si Putini i vogël”, Berisha: Njihni genocidin serb në Srebrenicë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar në seancën e sotme plenare synimet që ka nisma për rezolutën e kërkuar për dënimin e genocidit serb në Srebrenicë.

Në fjalën e tij ai u shoreh se e përgëzon këtë nismë dhe se njohja e genocidit është shumë e domosdoshme.

Ndër të tjera Berisha e krahasoi presidentin Aleksandër Vuçiç me atë rus, Vladimir Putin.

“Kjo seancë shënon një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm në jetën e këtij parlamenti por dhe për shoqërinë e kombin shqiptar.Nisma e deputetëve të grupit të PD, për të dënuar genocidin serb në Bosnje është një nismë që synon nderimin e 8 mijë viktimave të Srebrenicës në tërësi burra e djem të besimit musliman, boshnjak, të vendosur në një zonë të mbrojtur nga OKB, ka synim të shprehë nderimin për viktimat e kësaj barbarie të madhe pas Luftës së dytë Botërore.

Synim të shprehë solidaritetin me boshnjakët, viktima të kësaj barbarie, ka synim të dënojë një akt të pashembullt nga përfundimi i luftës së dytë botërore deri sot. Njohja e gjenocidit është një akt i domosdoshëm për kombet. Ata që nuk e njohin kanë ndërgjegje para historike. Njohja është një kusht themelor që të mos përsëritet më. Nuk ka asnjë synim ndëshkimor ndaj serbëve te sotëm. Por pa dyshim udhëheqësit, si Aleksandër Vucic i cili është regjistruar se për çdo serb duhet të vriten 100 myslimanë. Parimi klasik i genocidit në urrejtjen fetare. Kemi detyrim madhor për të dënuar këtë genocid. Në rast se Ballkani nuk ecën drejt BE, një nga shkaqet madhore është qëndrimi i gabuar i komunitetit ndërkombëtar ndaj Vuçiç, pasi është një Putin i vogël i gatshëm të përsërisë genocidin serb në çdo kohë”, tha Berisha nga foltorja e Kuvendit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img