Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas përfundimit të referendumi ka thënë se më shumë se 60% e popullsisë kanë votuar “po”.
Ai tha se për ndryshimet kushtetuese votuan 60.48% e votuesve, ndërsa kundër 39.52 për qind. Ai ka deklaruar se diferenca është rreth 400 mijë vota mes atyre që kanë votuar “po” dhe atyre që kanë votuar “jo”.
“Unë mendoj se kemi bërë një gjë të mirë për vendin tonë”, tha Vuçiç.
Në Serbi të dielën, më 16 janar, është mbajtur referendumi për ndryshimin e Kushtetutës, aktit më të lartë ligjor të shtetit.
Ndryshimet kanë të bëjnë me gjyqësorin, me qëllim të harmonizimit të legjislacionit me atë evropian, në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.