Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Vuçiç: Serbia do të prodhojë vaksinën ruse, do ndihmojmë edhe vendet e rajonit

Shkruar nga Newsbomb
Vuçiç: Serbia do të prodhojë vaksinën ruse, do

Presidenti Aleksandër Vuçiç është shprehur se Serbia do të investojë për të prodhuar brenda vendit vaksinën ruse Sputnik.

Ai tha se synon që deri në fund të vitit Serbia fo prodhojë vaksinën jo vetëm për vete, por edhe për të ndihmuar vendet e rajonit.

“Unë dhe presidenti Putin bëmë një marrëveshje  për të filluar të gjithë procedurën e cila është e komplikuar. Ne do të flasim me ekspertët rusë se si të shpejtojmë të gjitha proceset, për të parë se çfarë na nevojitet, kështu që deri në fund të vitit do të jemi në gjendje të fillojmë prodhimin e vaksinave. Ne do të dëshironim të prodhonim më shumë për të ndihmuar të gjithë në rajon. Sepse nuk ka kuptim që  ne të vaksinohemi dhe fqinjët tanë jo. Pra, kjo është diçka tjetër që ne synojmë të arrijmë”, u shpreh Vuçiç.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll