Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç duket i pavendosur nëse do të vijë në Shqipëri për të parë ndeshjen Shqipëri-Serbi në “Elbasan Arena”.
Vuçiç tha ditën e djeshme se do të vendoste sot nëse do të vinte në Shqipëri por sot ka thënë se nuk ka marrë ende një vendim. “Do të shoh kush është në stadium. Do pyes kryeministrin Rama dhe do pres të më informojë për situatën pastaj do vendos”, ka thënë Vuçiç.
Ndeshja Shqipëri-Serbi do të luhet në 8 tetor në “Elbasan Arena”, ora 20:45.