Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Vuçiç “reflekton” pas takimit me Angela Merkel: S’ka hyrje të Serbisë në BE pa zgjidhur çështjen e dialogut me Kosovën!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas takimit të sotëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur optimiste lidhur me vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi.

Në fjalën e saj në një konferencë të përbashkët me Vuçiç në Beograd, Merkel deklaroi se Kosova nuk do të zhduket nga axhenda dhe se disa çështje do të zgjidhen në fund të procesit të dialogut mes dy vendeve.

Disa çështje do të zgjidhen në fund të procesit. Jo të gjitha vendet e BE -së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Nuk ka kuptim të flasim për të para se të zgjidhen çështje të tjera. Unë jam për një qasje pragmatike. Kjo çështje nuk do të zhduket, duhet të zgjidhet. Por unë jam për një rrugë ku të gjitha çështjet e tjera zgjidhen së pari. Shpresoj se do të kemi përparim të ri në procesin rreth Kosovës”, u shpreh kancelarja gjermane.

Ndërsa persidenti Vuçiç e ka të qartë se nuk ka anëtarësim në BE pa u zgjidhur njëherë e mirë çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

“Nëse pyetja është se ‘a jemi të vetëdijshëm se nuk do të hyjmë në BE pa e zgjidhur çështjen e Kosovës?’, atëherë absolutisht është e qartë kjo. Ne biseduam për të gjitha çështjet rajonale, për rrugën evropiane të Serbisë, për dialogun me Prishtinën në Bruksel. I thashë kancelares se Serbia është e përkushtuar ndaj dialogut dhe se Serbia beson se një konflikt i ngrirë nuk është një zgjidhje e mirë dhe se ne do të jemi gjithmonë të hapur për një zgjidhje kompromisi”, tha Vuçiç.

Më shumë




spot_img








spot_img