Hapësire reklamuese

Politikë

Vuçiç quajti Albin Kurtin "llum terrorist", reagon Lulzim Basha: E papranueshme, presidenti serb nuk është ndarë nga e shkuara

Shkruar nga Newsbomb
Vuçiç quajti Albin Kurtin "llum terrorist", reagon
Ish-kryetari i PD Lulzim Basha, ka reaguar sot pas komenteve dhe gjuhës ofenduese që presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka përdorur dje ndaj kryeministrit Kurti. Pas emërimit të ri të ministrit për Komunitetin nga pakica serbe, Vuçiç e quajti kryeministrin e Kosovës "llum terrorist". Për Lulzim Bashën, kjo është një gjuhë e papranueshme e cila dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara. Ai thekson se Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund t'i imponohet me gjuhën e dhunës. "Gjuha e urrejtjes ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti i Serbisë është e papranueshme. Ajo dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara. Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund ti imponohet me gjuhën e dhunës. Është koha që serbët e Kosovës të shohin drejt së ardhmes dhe mirëqenies, e të mos pranojnë keqpërdorimin e tyre për llogaritë politike të së shkuarës fatkeqe", shkruan Lulzim Basha në Twitter, ish-kryetar dhe aktualisht deputet i PD. Lexo edhe: Aleksandër Vuçiç NUK vjen në Tiranë më 6 dhjetor! Akuzon BE: Mund dhe të më vrisni, nuk e dorëzoj Serbinë Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk do të jetë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë me 6 dhjetor. Këtë e ka konfirmuar ai vetë në një konferencë për mediat, teksa nuk ka kursyer dhe akuzat për Bashkimin Europian. Shkak, është bërë sipas tij, shjkelja e një marrëveshje të Brukselit e dakordësuar mes Serbisë dhe Kosovës. Vuçiç është shprehur se Albin Kurti e ka shkelur atë, pas emërimit të Nenad Rashiqit ministër për Kthim dhe Komunitete dhe Rada Trajkoviqit si këshilltare e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu