Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Vuçiç publikoi hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë, reagon Majko: Tregoi se i pëlqen papajtueshmëria, sovraniteti i Kosovës garantohet nga NATO, jo nga Instagrami (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

48ee49d068608de26230d946791aa46c

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka reaguar pas fotos që publikoi presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ku shihej harta e Kosovës me flamurin serb.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Majko shprehet se ky veprim i Vuçiç tregon se i pëlqen papajtueshmëria.

Ndër të tjera ai shkruan se Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami.

“Me publikimin e fotos së Republikës së Kosovës me flamurin serb, Presidenti i Serbisë Vucic, tregon se i pëlqen papajtueshmëria. Ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.

Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në mardhëniet ndërkombëtare.

Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram,” shkruan Majko në postimin e tij.

Screenshot_4.png

Më shumë

spot_img
spot_img