Në fillim të qershorit pritet të mbahet një takim në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” në Ohër.Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Malit të zi, Dritan Abazoviç, i cili vetë, ditën e djeshme konfirmoi pjesëmarrjen e tij.
Së fundmi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se po përgatisin “gjëra të mëdha” për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Vuçiç, pas bisedimeve me partnerët nga të dy vendet për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, raporton Tanjug.
“Ballkani i Hapur është iniciativa më e mirë për popujt e Ballkanit”, shtoi ai.