Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Vuçiç “përplaset” me gazetaren serbe: Në televizionin tuaj pashë foton e djalit tim të rrethuar me banditë

Shkruar nga Newsbomb
Vuçiç “përplaset” me gazetaren serbe: Në

Presidenti  serb Aleksandër Vuçiç është “përplasur” me gazetaren e televizionit N1 në një konferencë për media, teksa ka thënë se është i gatshëm që t’i përgjigjet çdo lloj pyetje.

“Çfarë të them, ata flasin më shumë për veten e tyre. Thonë se unë diskriminoj Nova S dhe N1-shin dhe u përgjigjem çdo ditë pyetjeve të tyre. A është kështu Sanja?”, i është drejtuar Vuçiç gazetares gjatë konferencës.

Ndërsa ajo i është kundërpërgjigjur duke thënë se “Kur e kishte sulmuar N1 djalin tuaj”.

Pas kësaj pyetje Vuçiç ka thënë se e kishte parë fotografinë e djalit të tij të rrethuar me banditë në televizionin N1 apo Nova.

 “Pashë një foto të djalin tim me banditë të shumtë në N1 ose Nova”, ka thënë Aleksandër Vuçiç.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll