Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është “përplasur” me gazetaren e televizionit N1 në një konferencë për media, teksa ka thënë se është i gatshëm që t’i përgjigjet çdo lloj pyetje.
“Çfarë të them, ata flasin më shumë për veten e tyre. Thonë se unë diskriminoj Nova S dhe N1-shin dhe u përgjigjem çdo ditë pyetjeve të tyre. A është kështu Sanja?”, i është drejtuar Vuçiç gazetares gjatë konferencës.
Ndërsa ajo i është kundërpërgjigjur duke thënë se “Kur e kishte sulmuar N1 djalin tuaj”.
Pas kësaj pyetje Vuçiç ka thënë se e kishte parë fotografinë e djalit të tij të rrethuar me banditë në televizionin N1 apo Nova.
“Pashë një foto të djalin tim me banditë të shumtë në N1 ose Nova”, ka thënë Aleksandër Vuçiç.