Hapësire reklamuese

Rajoni

Vuçiç në Shkup: Serbia e gatshme të punojë me BE-në

Shkruar nga Newsbomb
Vuçiç në Shkup: Serbia e gatshme të punojë me

Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur sot në Shkup në kuadër të samitit BE-BP-SHBA për të diskutuar mbi planin e Ri të Rritjes që Komisioni Europian ka futur në axhendën e BE, për të mbështetur integrimin e përshpejtuar të rajonit në Tregun e Përbashkët Europian.

Gjatë fjalës së tij në tryezën me liderët e Ballkanit Perëndimorë dhe përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-ve, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Serbia është e gatshme që të punojë për të gjitha idetë e propozura nga BE-ja.

LEXO EDHE: Rama mesazh liderëve të Ballkanit: Duhet të harrojnë ngjyrat e flamujve dhe historinë

Por Vuçiç u shprehu një kërkesë përfaqësuesve të BE-së. Ai kërkoi ndihmën e Bashkimit Evropian për çështje të brendshme të Serbisë.

Presidenti serb tha ndër të tjera se nuk sheh asnjë rrezik të madh politik për pjesëmarrësit në samitin e sotëm, ndërsa theksoi se shiritte e gjelbërta janë shumë të rëndësishme për Serbinë.

“Do doja t’ju them se nuk shoh një rrezik të madh politik për pjesëmarrësit këtu, përveçse për ne, por ne e shohim si iniciativë të lartë, për ne janë të rëndësishme shiritet e gjelbërta, nuk e nënçmoj zonën europiane, por për ne më të rëndësishme janë shiritet. Do krijojë një mjedis të mirë biznesi për shtetet tona dhe për të gjithë ata që duan të investojnë. Jemi të hapur për të gjitha idetë dhe të gatshëm për të punuar Kam një lutje që të na ndihmoni me çështje të tjera, disa probleme të mëdha me të cilat duhet të ballafaqohemi, duhet të harmonizohemi kur flasim për masa ekonomike dhe politika të ndryshme. Përshembull, nëse duam të subvencionojmë kompanitë që investojmë në Serbi, nuk ndodh dot para 2026-ës pasi ne nuk e dimë a do jemi pjesë e BE dhe s’mund ta ofrojmë si garanci. Këto janë momente kur na duhet ndihmë. Nuk besoj që do kemi barriera mes nesh, këto janë çështje që duhen diskutuar, lidhshmëria e rajoneve, ashtu siç bëmë me Ballkanin e Hapur do jetë përfitim i madh, është ajo që duhet dhe mund ta bëjmë”, tha Vuçiç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese