Hapësire reklamuese

Rajoni

Vuçiç në konferencë me Biden: Së shpejti pres në Beograd Ramën me politikanët kosovarë

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të presë në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe shqiptarët nga Kosova.

Ai këto deklarata i ka bërë gjatë konferencës së përbashkët me zëvendëspresidentit e SHBA-së, Joseph Biden, i cili po qëndron për vizitë të shkurtër në Beograd.

Kryeministri serb ka deklaruar se gjatë bisedës më zëvendëspresidenti Biden, kanë folur edhe për raportet mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Duam që shtetin tonë ta zhvillojmë, por normalisht edhe t’i ruajmë interesat tona nacionale”, ka thënë Vuçiç, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu ka pohuar se në takim me Biden ka biseduar edhe për të gjetur mënyrën që t’i përmirësojnë raportet, të dëmtuara nga shumë gabime.

“Për ne si Qeveri por edhe për mua personalisht nuk ka qenë problem që të marrim përgjegjësinë për gabimet e bashkëkombasëve. Këtë duhet ta bëjnë edhe të tjerët, janë vrarë shumë serbë e shqiptarë. Duhet të merremi vesh e jo të shikohemi përmes nishaneve”, ka thënë Vuçiç.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.