Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Vuçiç “na del krah”: Më vjen keq që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën një datë nga BE për hapjen e negociatave

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se vendimi i BE për moscaktimin e një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ishte i padrejtë.

“Unë mendoj se është e padrejtë si për Tiranën dhe Shkupin, ashtu edhe për qytetarët dhe njerëzit që drejtojnë ato vende. Ato do të ketë një mik të sinqertë në Serbi dhe ne do të përmirësojmë bashkëpunimin me ta, dhe unë dua të njoftoj se do të kemi një video konferencë të rëndësishme me Kryeministrat (Zoran) Zaev dhe (Edi) Rama më 29 qershor”, u shpreh Vuçiç në një dalje për shtyp.

Vuçiç shtoi se bashkëpunimi me ato vende do të rritet dhe se brenda iniciativës rajonale, në kuadër të Minishengenit, do të vazhdojnë të përmirësojnë marrëdhëniet, raporton Blic.rs.

“Besoj se do të marrim vendime përfundimtare për veprime të përbashkëta kundër katastrofave natyrore dhe së bashku do të sigurojmë rrjedhën më të shpejtë të mundshme të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve, si përmes inspektimeve fitosanitare dhe veterinare në pikat kufitare dhe modaliteteve të tjera”, deklaroi presidenti Vuçiç.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img