Hapësire reklamuese

Rajoni

Vuçiç mbërrin në Rashkë për të biseduar me serbët që vendosën barrikadat: Do të jetë një natë e gjatë dhe e vështirë!

Shkruar nga Newsbomb
Vuçiç mbërrin në Rashkë për të biseduar

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Rashkë për të biseduar me protestuesit që bllokuan pikat kufitare me Kosovën.

Mediet serbe raportojnë se serbët kanë kërkuar kohë shtesë për të biseduar dhe me serbët e tjerë pranë barrikadave, para se të takohen me Vuçiç. Para takimit me ta, presidenti serb ka thënë se kjo do të jetë një natë e gjatë dhe e vështirë.

“Do të jetë një natë e gjatë dhe e vështirë. Nuk mendoj se sot ishte një ditë e keqe. Është një gjë e mrekullueshme kur mund të shohësh gruan dhe fëmijët e t’u të lumtur, sepse ata mund të përqafojnë burrin dhe babanë tënd. Unë e kuptoj popullin serb në Kosovë.

Ata kurrë nuk do të jenë të kënaqur, e kuptoj këtë, janë të pakënaqur me pozicionin e tyre, sepse nuk e dinë se në cilin shtet jetojnë. Presim që të vijnë me kërkesa për Serbinë dhe mua. Do të shohim nëse pranojnë të heqin barrikadat. Sot morëm për herë të parë diçka që është burim i të drejtave.

Nuk mund të ketë prezencë të forcave të Prishtinës në veri të Kosovës pa lejen e serbëve. Ne kemi luftuar gjithë natën që barrikadat të mbeten në tekst – tha Vuçiç para takimit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll