Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
61 %
1.5kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
32 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Vuçiç letër publike për refuzimin e ftesës: Ndeshja e politizuar, serbët të luftojnë për flamur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nëpërmjet një letre publike ka bërë të ditura arsyet se përse ka refuzuar të jetë pjesë e ndeshjes Shqipëri-Serbi që do të luhet mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena”.

Sipas Vuçiçit, shkak kryesor ka qenë politizimi i jashtëzakonshëm i kësaj ndeshjeje dhe pasi ka biseduar me Ramën, ka vendosur të mos udhëtojë drejt Tiranës.

Ai ka dënuar gjithashtu incidentin e ndodhur dje me autobusin serb, ndërsa ka kërkuar që të merren masat për sigurinë e ekipit të Serbisë në Shqipëri.

“Për shkak të politizimit të jashtëzakonshëm të një ngjarje sportive, pas disa telefonatash me kryeministrin Edi Rama, kam vendosur të mos udhëtoj në Elbasan, ku aktorët kryesorë do të mbeten sportistët. Si kryeministër i Serbisë, dënoj me forcë sulmin huligan të fansave shqiptarë ndaj lojtarëve tanë dhe u bëj autoriteteve shqiptare dhe të gjithë qytetarëve serbë që do marrin pjesë në këtë aktivitet, të garantojnë sigurinë e plotë përpara, gjatë dhe pas ndeshjes”, shprehet Vuçiç.

Kryeministri Vuçiç i ka drejtuar edhe një mesazh futbollistëve të Kombëtares së Serbisë, duke i bërë thirrje atyre që të luftojnë në fushën e lojës për flamurin e tyre.

“Lojtarëve tanë u uroj sukses dhe fitore, por para së gjithash luftoni për emblemën dhe flamurin e Serbisë. Do të shtoja se pavarësisht rezultatit, si kryeministër u uroj atyre shumë fitore në të ardhmen”, thuhet në letrën e Vuçiç.

Lexo edhe: Çfarë nuk duhet të ndodhë sot në stadium, Shqipëri-Serbi është “bileta” për në Francë

Më shumë

spot_img
spot_img