Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka kritikuar samitin e BE duke thëmë se patën në fokus vetëm fokus vetëm dhënien e statusit të vendit kandidat Ukrainës dhe jo zgjerimin e ballkanit perendimor.
Ai tha se Maqedonia e Veriut është kandidate për anëtarësim në BE për 17 vjet, dhe Shqipëria për tetë vjet dhe se ende nuk kanë marrë një datë për anëtarësimin.
“Jemi ngopur me lojërat e Bashkimit Evropian. Për këtë arsye “Ballkani i Hapur” është shumë i rëndësishëm dhe prandaj unë e promovoj atë me kaq pasion. Unë i mbështeta vëllezërit dhe miqtë tanë, të cilët kishin pritshmëri të mëdha, por nuk u plotësuan. E kam fjalën në radhë të parë për maqedonasit, të cilët prisnin miratimin nga Parlamenti bullgar.
Maqedonia e Veriut është kandidate për anëtarësim në BE për 17 vjet, dhe Shqipëria për tetë vjet, dhe të dyja nuk morën një datë për anëtarësimin në BE. Në Samitin e Brukselit, Ballkani Perëndimor nuk ishte një temë thelbësore, por tema kryesore ishte Ukraina” tha ai.