Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sonte se Serbia ka caktuar ditë zie për ngjarjet tragjike në veri të Kosovës, për vdekjen e të gjithë njerëzve, dhe jo vetëm të serbëve në veçanti.
“Serbia caktoi ditë zie për ngjarjet tragjike në Kosovë dhe siç u tha për vdekjen e të gjithë njerëzve. Nga pikëpamja e Kushtetutës së Republikës së Serbisë, të gjithë janë qytetarë të vendit tonë. Serbia ka ditë zie edhe për tre serbët e vdekur dhe policin e vrarë, mendoj se është qytetërim vendim serioz dhe i përgjegjshëm”, tha Vuçiq në RTS.
Kjo vjen si një përgjigje pas kritikave të kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili tha se dita e zisë ishte sinjali më i keq që Serbia mund t'i dërgonte rajonit dhe komunitetit euroatlantik.
Ndërsa Vuçiq, nga ana tjetër ka kujtuar konflikti në Kumanovë në vitin 2015.
“Tetë vite më parë, në vitin 2015, në Kumanovë ndodhi një konflikt i madh. Terroristët shqiptarë sulmuan Maqedoninë sovrane dhe të njohur ndërkombëtarisht, atëherë vend anëtar i Kombeve të Bashkuara, që është një detaj shumë i rëndësishëm”, tha Vuçiq.
Në atë kohë, theksoi ai, u vranë tetë policë maqedonas dhe as Rama dhe as të tjerët, nuk ishin përgjegjës për atë që pasoi.
“Nëse nuk ju vjen keq për askënd, ne kemi dikë për të cilin të vijë keq. Për mua, këta njerëz nuk do të jenë kurrë terroristë”, tha Vuçiq.
I pyetur se cilët janë serbët që morën pjesë në konflikt dhe vdiqën në fshatin Banjskë, Vuçiq u përgjigj se për të si president - ata kurrë nuk do të jenë terroristë. Ata, tha ai, ishin anëtarë të familjes, baballarë të tre, tre dhe dy fëmijëve.
Sipas Vuçiç, polici shqiptar i vrarë nuk është qëlluar, por ka hasur në një tel shpërthyes të vendosur mes dy automjeteve, i cili ishte vendosur që të mos hiqnin barrikadat.
“Ai polici ka hasur në një tel shpërthyes, nuk po e them për të minimizuar krimin, por për hir të së vërtetës, vetëm atëherë kanë ndodhur të shtënat, nuk e di nëse ka vdekur nga eksplozivi apo është plagosur. por ai u vra nga barrikadat me eksploziv. Kjo shpjegon natyrën e qëllimeve, por kjo është arsyeja pse nuk mund të shihje apo të dëgjoje dikë që ta thoshte këtë gjëkundi”, tha ai.
Presidenti thekson se Serbia do të bëjë punën e saj dhe do të hetojë gjithçka në përputhje me ligjet.