Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
46 %
1.5kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Vuçiç komenton zgjedhjet në Shqipëri: Berisha është lideri i vërtetë i PD, ai do Shqipërinë e Etnike! Po ndjek me vëmendje sondazhet, kanë diferencë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i futar në emisionin “B92”, në rubrikën ‘’Fokues’’ ka folur për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Duke theksuar se ai ndjek sondazhe serioze, Viçiç tha se sipas sondazheve që ai ka parë diferenca mes palëve është vetëm 1-3%.

“Unë jam duke ndjekur nga afër hulumtimet e opinionit publik, dhe dallimi është rreth 2 përqind dhe unë nuk përcjell hulumtime pa lidhje jo serioze të hulumtimit publik po ato që janë shumë serioze. Dhe në fakt dallimi është nga 1 në 3 përqind”, ka thënë Vuçiç.

Për Vuçiçin, pas liderit të opozitës, Lulzim Bashës qëndron ish-kryeministri Berisha, dhe sipas tij ata duan Shqipëri Etnike.

Madje ai shton se është krenar që po i pengon.

“Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon.” ka thënë Vuçiq.

Vuçiç ka konfirmuar se është kundër bashkimi të Kosovës me Shqipërinë.

“Unë nuk mund të pajtohem me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, unë duhet të respektoj integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës”, tha Vuçiç.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img