Hapësire reklamuese

Rajoni

Vuçiç kërkon zgjedhje emergjente në 4 komunat në veri të Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Vuçiç kërkon zgjedhje emergjente në 4 komunat në

Presidenti i  Serbisë, Aleksandër Vuçiç iu ka bërë thirrje përfaqësuesve të serbëve në Kosovë, që të organizojnë zgjedhje emergjente në katër komunat në veri të Kosovës.

“Unë do t’i kërkoja qytetarëve tanë që të dalin me iniciativa për të organizuar zgjedhjet në këto katër komuna sa më shpejt. Kjo është sigurisht kërkesa ime. Unë kështu i shoh gjërat. Ndoshta ata i shohin më mirë, ndryshe, por e theksoj, kjo është kërkesa ime, për ta në zgjedhje sa më të shpejtë në katër komuna në veri të Kosovës.”, u shpreh Vuçiç për Prva TV.

Përveç kësaj ai tha edhe se procesi i konsolidimit do të fillojë në mënyrë që bazat e qeverisjes të jenë në duart e atyre që jetojnë atje dhe jo në duart e atyre të cilat nuk kanë jetuar kurrë apo nuk pretendojnë te jetojnë atje në një të ardhme.

Vuçiç më tej shtoi se nuk ka asnjë lloj hetimi për plagosjen e serbëve në Kosovë, siç nuk ka asnjë hetim për vrasjen e Mijailoviqit dhe se ai dënon vrasjen e një polici. Presidenti serb theksoi se është ë rëndësishme t’i kthehen sa më shpejt dialogut me Kosovën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese