Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur lidhur me ngjarjet e ndodhura gjatë ditëve të fundit në veri të Kosovës, ku si pasojë e sulmit të serbëve humbi jetën tragjikisht efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Në një intervistë për CNN, presidenti serb e ka dënuar vrasjen e policit shqiptar, mirëpo theksoi se serbët kanë dashur të mbroheshin. Më tej ai ka kërkuar një shtim të forcave të trupave të KFOR-it në Kosovë. Gjithashtu Vuçiç foli edhe për Milan Radojçiq, njërin prej liderëve kryesirë të serbëve të Kosovës, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit. Presidenti tha se ai ndodhet në Serbi dhe do të përballet me të gjitha akuzat.
“Serbia, natyrisht, do t’i mbajë përgjegjës të gjithë njerëzit që kanë kryer vepra kriminale dhe janë në territorin tonë. Ai (Milan Radojçiqi) është në territorin e Serbisë dhe prokuroria do ta bëjë punën e saj . Ne gjithmonë dëgjojmë dhe dëgjojmë atë që partnerët tanë kërkojnë nga ne. Nuk ka arsye për t'u shqetësuar për momentin. Ne duam të shohim një prani më të madhe të KFOR-it në Kosovë", shtoi Vuçiç. Ndër të tjera presidenti theksoi se Serbia është e gatshem të negociojë dhe se shpërthimi i luftës nuk është në interes të tyre.
“Ne jemi të gatshëm të negociojmë, por duhet të kuptoni se Prishtina nuk është e gatshme të krijojë OBSH-në. Unë jam gjithmonë në dispozicion për BE-në, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jam i gatshëm të flasim për të gjitha problemet. Ne do të bëjmë gjithçka. Ne kemi premtuar dhe paqja është në interes të Serbisë. Kemi shumë gjëra për të humbur, pse të luajmë një lojë të tillë? Prandaj jemi të përkushtuar për negociata”, tha Vuçiç ndër të tjera.
Pjesë nga fjala e presidentit për CNN:
Problemi është se serbët donin të mbroheshin dhe unë nuk do të mbroj vrasjen e një polici shqiptar, nuk e bëra. E dënova. Serbët janë arrestuar pa akuza, janë bërë kontrolle të shtëpive, dëbime, shpronësime, gjithçka që nuk ishte në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe të drejtën publike ndërkombëtare.
Bashkësia e komunave serbe ende nuk është formuar që nga viti 2013, 10 vjet pasi e kemi nënshkruar dhe regjimet shqiptare në Prishtinë nuk kanë dashur ta zbatojnë.Njerëzit donin të mbroheshin dhe nuk mund të keni një qasje tjetër në 1998, 1999.dhe 2000.
Unë e vlerësoj qasjen tuaj objektive dhe të paanshme. Dua të them se ndoshta nuk e keni ndjekur atë që tha BE-ja pas takimit tonë të fundit. Serbia ishte plotësisht konstruktive. Edhe Borelli dhe Miroslav Lajçak, si të dërguar të BE-së, thanë publikisht se Serbia ishte plotësisht konstruktiv, që Serbia pranoi gjithçka që kërkuan përfaqësuesit shqiptarë.
Ne jemi të gatshëm të negociojmë, por duhet të kuptoni se Prishtina nuk është e gatshme të krijojë OBSH-në. Unë jam gjithmonë në dispozicion për BE-në, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jam i gatshëm të flasim për të gjitha problemet. Ne do të bëjmë gjithçka. Ne kemi premtuar dhe paqja është në interes të Serbisë. Kemi shumë gjëra për të humbur, pse të luajmë një lojë të tillë? Prandaj jemi të përkushtuar për negociata.