Hapësire reklamuese

Rajoni

Vuçiç kërkon rikthimin e fluturimeve Beograd-Prishtinë, jep një detaj interesant për udhëtarët shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri i Serbisë, Aleskandar Vuçiç ka deklaruar pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Paris, se vendi i tij është interesuar për krijimin e marrdhënieve sa më të mira me shqiptarët. Vuçiç ka njoftuar se një prej prioriteteve të qeverisë së tij në raport me Kosovën, është rikthimi i lidhjes ajërore mes Beogradit dhe Prishtinës nëpërmjet “Air Serbia”.

Fluturimet direkte mes dy kryeqyteteve janë ndërprerë në vitin 1999, me nisjen e luftës në Kosovë dhe që prej asaj kohe nuk ka pasur përpjekje konkrete për rikthimin e linjës.

Vuçiç ka thënë se 20% e udhëtarëve të linjës Beograd-Neë York janë shqiptarë. Ai ka shtuar se Serbia synon të kthehet në një qendër të rëndësishme ekonomike në rajon. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu